Ky trajnim është receta ideale për studentët që kanë pak ose aspak njohuri për teknologjitë e përdorura për zhvillimin e faqeve dinamike web.
Nëse jeni duke kërkuar për një kurs vërtet efektiv, i cili ju përgatit të ndërtoni faqe web profesionale për të cilat klientët do të jenë të gatshëm të paguajnë, ky është kursi i duhur për ju.
Moduli 1: SCRUM
Metodologjia Agile përfshin një grup metodash të zhvillimit të software, të cilat përqendrohen në të menduarit adaptiv, punën në grup, bashkëpunimin dhe ndërfunksionalitetin. Një nga vlerat themelore të saj është aftësia për t’u përshtatur dhe për t’iu përgjigjur ndryshimeve në baza të vazhdueshme për të arritur më mirë qëllimet e projektit. Agile thekson anën njerëzore të punës në një projekt, e cila është thelbësisht më adaptive. Ajo inkurajon grupe të ekipeve më të vogla për të trajtuar një problem si një grup objektivash, nga të cilat mund të nxirren detyrat. Në një kuptim të përgjithshëm, softueri agile përpiqet të trajtojë një projekt në një mënyrë më praktike, pa imponuar kufizime të panevojshme për kreativitetin.
Në përfundim të këtij moduli, pjesëmarrësit do të:
– Vlerësojnë se si “borxhi teknik” ndikon në shumë projekte softuerësh të cilët
zhvillohen sipas metodologjive parashikuese dhe “waterfall”.
– Kuptojnë sesi metodat Agile të zhvillimit të softuerëve ndihmojnë për të
kapërcyer këto sfida.
– Shqyrtojnë vlerat dhe parimet udhëzuese që drejtojnë të gjitha metodat
Agile dhe përcaktojnë se si zbatohen këto parime në metodën SCRUM.
Mësojnë të aplikojnë iteracione të shumta në mënyrë që të marrin një kuptim më të thellë të theksit të vendosur nga metodologjia agile në një kulturë të punës në ekip. Kjo do t’i lejojë pjesëmarrësit të reflektojnë se si kjo kulturë mund të çojë në mësimin e shpejtë, përmirësimin e punës dhe ofrimin e
vlerës.
Moduli 2: HTML dhe CSS
Ky modul do të shërbejë për të mësuar si të kodosh në Html dhe CSS për të ndërtuar faqe web.
Pjesëmarrësit do të mësojnë të ndërtojnë faqe web responsive që shfaqen në mënyrë optimale në çdo
pajisje smart përfshirë dhe pajisjet mobile.
Në përfundim të këtij moduli, pjesëmarrësit do të:
– Mësojnë të njohin dhe kodojnë strukturën bazë të një faqeje web;
– Mësojnë të zhvillojnë elementët stukturalë bazikë siç janë listat, tabelat, div-et, dhe çdo container semantik HTML;
– Mësojnë të stilojnë elementët duke përdorur CSS;
– Mësojnë CSS selectors;
– Kuptojnë karakteristikat e CSS box;
– Mësojnë të përdorin imazhet dhe videot HTML;
– Mësojnë të implementojnë dizajn responsive;
Moduli 3: JavaScript
JavaScript është gjuhë që ekzekutohet në web browser të klientit. Një faqe web pa JavaScript është e paimagjinueshme në ditët e sotme.
Në përfundim të këtij moduli, pjesëmarrësit do të:
– Kuptojnë gjuhën JavaScript dhe Document Object Model;
– Mësojnë të programojnë pa patur nevojë për ndërveprim me serverin;
– Mësojnë të ndryshojnë, shfaqin, fshehin dhe të lëvizin objekte në faqet web duke përdorur JavaScript;
– Mësojnë t’i përgjigjen eventeve të përdoruesit në client-side;
Moduli 4: PHP dhe MySQL
PHP & MySQL krijojnë fuqinë dinamike të faqeve web duke lejuar krijimin e faqeve web që bashkëveprojnë me klientët, mbledhin dhe shfaqin informacione nga një bazë të dhënash, dërgojnë email etj.
Në përfundim të këtij moduli, pjesëmarrësit do të:
– Mësojnë se si të përdorin PHP për të ndërtuar faqet web, duke e kthyer HTML statike në një përvojë të dyanshme, ndërvepruese me përdoruesit.
– Mësojnë bazat e PHP dhe MySQL: trajtimi i paraqitjeve të formave, bashkëveprimi me bazat e të dhënave, etj.
– Fitojnë njohuri për mënyrën si funksionon PHP, duke përfshirë punën me formularë, sesione, error handling etj.
– Mësojnë bazat e MySQL, duke përdorur SQL për të marrë, shtuar, përditësuar, fshirë dhe kërkuar rekorde.
Moduli 5: WordPress
Nëse dini të kodoni një faqe web, ju mund të përdorni WordPress si një sistem të menaxhimit të përmbajtjes
së faqes (CMS) duke e bërë më të lehtë procesin e përditesimit për ju dhe klientët tuaj.
Në përfundim të këtij moduli, pjesëmarrësit do të:
– Mësojnë se si një CMS do të rrisë efikasitetin; duke e bërë më të lehtë mirëmbajtjen, përditësimin dhe shtimin e funksionaliteteve speciale.
– Mësojnë të bëjnë një instalim të personalizuar të WordPress dhe të redaktojnë temat ekzistuese.
– Zhvillojnë tema të personalizuara dhe të instalojnë plugin-s.
Moduli 6: Administrimi i Web Serverit dhe motorët e kërkimit
Uebsitet nuk instalohen si softuerët tradicionalë, janë të hostuara në një web server dhe mund të aksesohen përmes WWW. Megjithëse paketat e web serverave janë të lehta për t’u përdorur për qëllime zhvillimi, më shumë vëmendje ndaj harduerit, softuerit dhe softuerit të web serverit duhet t’i kushtohet në një mjedis live. Në këtë modul ne do të mbulojmë mjetet praktike, skriptet, konfigurimet dhe proceset për ta bërë faqen tuaj të internetit të funksionojë normalisht.
Në përfundim të këtij moduli, pjesëmarrësit do të:
– Jenë të aftë të konfigurojnë një web server me qëllim hostimin e faqeve web;
– Mësojnë të menaxhojnë web serverin duke përdorur command-line në linux;
– Mësojnë të rrisin sigurinë e faqeve web duke garantuar një funksionim normal;