Soft & Solution

Soft & Solution Group kërkon të punësojë Specialist të Inteligjencës Artificiale

 

Soft & Solution Group kërkon të punësojë Specialist të Inteligjencës Artificiale

 

Soft & Solution është një kompani lider në Shqipëri, me një eksperiencë disavjeçare në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Telekomunikacionit, e cila ofron shërbime në fushën e teknologjisë së informacionit, zhvillon programe dhe aplikacione të të gjitha kategorive dhe profileve.

Portofoli ynë përfshin:

• zhvillimi i programeve të dedikuara;
• integrimi dhe implementimi i sistemeve;
• mirëmbajtjen e sistemeve;
• trajnime;
• konsuleca

Misioni i kompanisë është të ofrojë cilësi maksimale për çdo shërbim, bazuar në teknologjinë dhe mundësitë që ofron. Me besim të fortë në vlerat që ofrojmë, ne punojmë së bashku me klientët tanë për të hartuar dhe ndërtuar zgjidhje bashkëkohore, bazuar në platformat fleksibël që kemi krijuar.
Me në fokus të vecantë projektin e rradhës, Soft & Solution kërkon të zgjerojë stafin me një Specialist të Inteligjencës artificiale bashkëpunues, me vullnet për të marrë njohuri të reja.

Kualifikimet minimale

• Të ketë diplomën Bachelor ose Master për Shkenca Kompjuterike, Inxhinieri, ose në fushë të ngjashme;
• Të ketë njohuri shumë të mira mbi algoritmet e mësimit të makinerive dhe konceptet e AI;
• Të ketë eksperiencë në gjuhët e programimit si Python, Java ose C++;
• Të ketë aftësi në kornizat e njohura të AI si Tensorflow, PyTorch ose Keras;
• Të ketë kuptueshmëri solide të strukturave të të dhënave, algoritmeve, analizave statistikore;
• Të ketë aftësi të shkëlqyera për zgjidhjen e problemeve dhe aftësi analitike;
• Aftësi të mira komunikimi dhe pune në grup.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

• Kryerjen e kërkimeve dhe të qenit i përditësuar me avancimet më të fundit të AI;
• Zhvillimin e modeleve të AI, të algoritmeve dhe prototipave të Software;
• Implementimin dhe optimizimin e zgjidhjeve të AI për aplikime në botën reale;
• Bashkëpunimin me terma ndërfunksionale për të integruar teknologjite e AI në sistemet ekzistuese;
• Testimin dhe vlerësimin e modeleve të AI për të siguruar performancën dhe saktësinë;
• Ofrimin e ekspertizës teknike dhe suportimin e brendshëm apo të jashtëm për palët e interesuara.