Soft & Solution

Kursi 3: Cikli i Zhvillimit të Aplikacioneve Software

Ky trajnim do të mbulojë të gjithë gamën e koncepteve, teknikave dhe proceseve të aplikuara në Zhvillimin e Aplikacioneve Software.
Pjesëmarrësit do të trajnohen në praktikat më të mira të industrisë së programeve kompjuterike, duke dizajnuar, zhvilluar dhe testuar aplikacione software me cilësi të lartë. Programi i trajnimit është i përshtatur për kërkesat e botës së biznesit, për të fituar përvojë në vendin e punës dhe për të marrë më së miri njohuri akademike.

Moduli 1: SCRUM

Metodologjia Agile përfshin një grup metodash të zhvillimit të software, të cilat përqendrohen në  të menduarit adaptiv, punën në grup, bashkëpunimin dhe ndërfunksionalitetin. Një nga vlerat themelore  të saj është aftësia për t’u përshtatur dhe për t’iu përgjigjur ndryshimeve në baza të vazhdueshme për të arritur më mirë qëllimet e projektit. Agile thekson anën njerëzore të punës në një projekt, e cila është  thelbësisht më adaptive. Ajo inkurajon grupe të ekipeve më të vogla për të trajtuar një problem si një grup  objektivash, nga të cilat mund të nxirren detyrat. Në një kuptim të përgjithshëm, softueri agile përpiqet të  trajtojë një projekt në një mënyrë më praktike, pa imponuar kufizime të panevojshme për kreativitetin.

Në përfundim të këtij moduli, pjesëmarrësit do të:
  – Vlerësojnë se si “borxhi teknik” ndikon në shumë projekte softuerësh të cilët
zhvillohen sipas metodologjive parashikuese dhe “waterfall”.
  – Kuptojnë sesi metodat Agile të zhvillimit të softuerëve ndihmojnë për të
kapërcyer këto sfida.
  – Shqyrtojnë vlerat dhe parimet udhëzuese që drejtojnë të gjitha metodat Agile dhe përcaktojnë se si zbatohen këto parime në metodën SCRUM.

Mësojnë të aplikojnë iteracione të shumta në mënyrë që të marrin një kuptim më të thellë të theksit të vendosur nga metodologjia agile në një kulturë të punës në ekip. Kjo do t’i lejojë pjesëmarrësit të reflektojnë se si kjo kulturë mund të çojë në mësimin e shpejtë, përmirësimin e punës dhe ofrimin e
vlerës.

Moduli 2: Bazat e analizës së biznesit duke përfshirë inxhinierimin e kërkesave

Analiza e biznesit është tërësia e detyrave, njohurive dhe teknikave të nevojshme për të identifikuar nevojat e biznesit dhe për të vendosur zgjidhjet për problemet e biznesit. Zgjidhjet shpesh përfshijnë zhvillimin e një sistemi të ri, por mund të konsistojnë edhe në përmirësim procesesh ose ndryshim organizativ. Njerëzit që kryejnë analiza biznesit sot njihen nga shumë tituj si: analist biznesi, analist i sistemeve të biznesit, analist i sistemeve etj. Analiza e biznesit dallon nga analiza financiare, menaxhimi i projekteve, sigurimi i cilësisë (QA), zhvillimi organizativ, testimi, trajnimi dhe realizimi i dokumentacionit. Sidoqoftë, në varësi të organizatës, një analist biznesi mund të kryejë disa ose të gjitha këto funksione të lidhura.

Në përfundim të këtij moduli, pjesëmarrësit do të jenë të aftë :
  – Të integrohen në një ekip duke kuptuar rolin e tyre, përgjegjësitë kryesore dhe marrëdhënien me pjesëtarët e tjerë të ekipit
  – Të punojnë me palët e interesuara së biznesit dhe të përcaktojnë vizionin dhe qëllimin e projektit
  – Të punojnë me palët e interesuara dhe të mbledhin e dokumentojnë lloje dhe nivele të ndryshme kërkesash
  – Të kuptojnë se si përzgjedhja e metodologjisë së zhvillimit software impakton punën e analistit të biznesit
  – Të ndajnë skenarët kompleksë biznesi në procese dhe modele të dhënash
  – Të dokumentojnë nevojat e biznesit në kërkesa, user stories, karakteristika
  – Të kuptojë proceset e prioritizimit, vlerësimit dhe planifikimit për një tranzicion efektiv nga kërkesat te zgjidhja

Moduli 3: User Experience

Dizenjimi i thjeshtë dhe eksperienca intuitive mund të jetë e vështirë. Temat e përfshira në këtë modul do t’ju ofrojnë bazën për krijimin e përvojave të shkëlqyera që përqendrohen te përdoruesi. Në këtë modul do të eksploroni elementet e UX dhe vendin e tij brenda ciklit të zhvillimit të aplikacioneve software.

Së pari, do të zbuloni teknikat e shpejta dhe të lehta të hulumtimit të përdoruesve që do të ndihmojnë në eksperiencën e përdoruesve dhe qëllimet e tyre. Ju do të jeni në gjendje t’i zbatoni këto teknika në të gjithë projektet për të siguruar që modelet janë të përqendruara te përdoruesit.
Do të mësoni se si të merrni parasysh qëllimet e biznesit dhe kufizimet teknike, dhe t’i kombinoni këto me qëllimet e përdoruesit.
Më pas do të tregohen shembuj se si të komunikoni përmes skenarëve, rrjedhave dhe eksperiencave të përdoruesve. Deri në fund të këtij moduli, do të keni krijuar një prototip dhe do të keni aftësinë të planifikoni, dizenjoni dhe të kuptoni nevojat e përdoruesve.

Në përfundim të këtij moduli, pjesëmarrësit do të jenë të aftë :
  – Të përdorin mjetet e përsshtatshme për një UX Designer
  – Të kuptojnë përgjegjësitë e një UX Designer
  – Të ndërtojnë profile përdoruesi dhe persona;
  – Të ndërtojnë prototipe

Moduli 4: Database

Moduli Database do të përfshijë konceptet për krijimin, manipulimin dhe administrimin e një baze të dhënash. Pjesëmarrësit, në përfundim të këtij moduli do të marrin njohuritë e nevojshme për bazat e të dhënave relacionale, koncepte të sigurisë së të dhënave dhe si të implementojnë T-SQL.

Në përfundim të këtij moduli, pjesëmarrësit do të jenë të aftë :

  – Të kuptojnë konceptet bazë të bazave të të dhënave
Këtu do të përfshihen konceptet e bazës së të dhënave relacionale, përdorimi i SQL Server Management Studio, Data Manipulation Language (DML), Data Definition Language (DDL).
  – Të krijojnë objekte të bazës së të dhënave
Përcaktimi i tipit të të dhënave, përdorimi i tipeve të të dhënave, përdorimi i tipeve të duhura të të dhënave, krijimi dhe përdorimi i tabelave, Views, Stored Procedures.
  – Të manipulojnë të dhënat
Përdorimi i query për të selektuar të dhënat, kombinimi i kushteve, përdorimi I Between, përdorimi i NOT, UNION, JOIN. Përdorimi i query për të bërë insert në bazën e të dhënave, update të të dhënave, fshirje e të dhënave, TRUNCATE TABLE, DROP TABLE.
  – Të kuptojnë Data Storage
Normalizimi, first normal form, second normal form, third normal form, forth normal form, fifth normal form. Celësat primarë, sekondarë dhe të kombinuar, indekset clustered dhe non-clustered.
  – Të administrojnë bazën e të dhënave
Autentikimi SQL, rolet në bazën e të dhënave, dhënia e të drejtave në bazën e të dhënave, të drejtat në objekte, menaxhimi i roleve. Backup dhe restore i bazës së të dhënave.

Moduli 5: Programim

Ky modul do të aftësojë pjesëmarrësit në zhvillimin e aplikacioneve software duke përdorur gjuhë programimi të orientuar në objekte. Ky modul do të shërbejë si një bazë e fort në programim, dhe njëkohësisht të kuptuarin e ciklit të zhvillimit të aplikacioneve.

Në përfundim të këtij moduli, pjesëmarrësit do të jenë të aftë

 – Të zhvillojnë aplikacione duke përdorur gjuhë programimi të orientuar në objekte
 – Të kuptojnë dhe përdorin bazat e framework-ut
 – Të kuptojnë dhë të përdorin tipet e ndryshme të të dhënave
 – Të modelojnë dhe ruajnë në mënyrë të sigurt në bazën e të dhënave SQL
 – Të jenë në gjendje të diagnostifikojnë problemet me anë të debug dhe trace
 – Të jenë në gjendje të menaxhojnë proceset input dhe output (I/O)

Moduli 6: Testimi

Testimi i software-ve nuk është as kompleks, as i vështirë për t’u zbatuar megjithatë është një disiplinë që zbatohet rrallë në rreptësinë e nevojshme për të siguruar besim në aplikacionin software të dorëzuar.
Moduli i testimit do të përfshijë konceptet për objektivat dhe principet e testimit, procesin që ndiqet gjatë realizimit të testimit dhe teknikat e ndryshme të përdorura gjatë tij. Pjesëmarrësit në përfundim të këtij moduli do të marrin njohuritë e nevojshme për metodat e testimit dhe si t’i zbatojnë ato gjatë ciklit të jetës së një software.

Në përfundim të këtij moduli, pjesëmarrësit do të jenë të aftë:

  – Të kuptojnë bazat dhe standartet e testimit

Këtu do të përfshihet shpjegimi i konceptit të tesimit, arsyet pse është I nevojshëm të realizohet testimi i softwarë-ve, objektivat dhe principet kryesore të tij si dhe hapat që ndiqen gjatë procesit të testimit.

  – Të realizojnë testimin përgjatë ciklit të jetës së software-ve

Trajtimi i testimit si pjesë e ciklit e ciklit të jetës së software, të kuptohet lidhja midis  zhvillimit të një software dhe aktivitetit të testimit, arsyet pse nevojiten nivele të ndryshme testimi dhe përshtatja e testimit në varësi të modeleve të ndryshme të ndjekura për zhvillimin e software-ve, realizimi i testimit për projektet në mirëmbajtje.

  – Të mësojnë dhe implementojnë teknikat e testimit static

Cilat janë teknikat e testimit statik, cfare procesi testimi ndiqet nga këto teknika, analiza nëpërmjet tool-seve të ndryshme.

DESHMI