Soft & Solution

Soft & Solution Group kërkon të punësojë Asistent Jurist

 

Soft & Solution Group kërkon të zgjerojë ekipin me Asistent Jurist

Soft & Solution Group është një kompani lider në Shqipëri, me një eksperiencë disavjeçare në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Telekomunikacionit, e cila ofron shërbime në fushën e teknologjisë së informacionit, zhvillon programe dhe aplikacione të të gjitha kategorive dhe profileve.

Portofoli ynë përfshin:

  • zhvillimi i programeve të dedikuara;
  • integrimi dhe implementimi i sistemeve;
  • mirëmbajtjen e sistemeve;
  • trajnime;
  • konsuleca

 

Misioni i kompanisë është të ofrojë cilësi maksimale për çdo shërbim, bazuar në teknologjinë dhe mundësitë që ofron. Me besim të fortë në vlerat që ofrojmë, ne punojmë së bashku me klientët tanë për të hartuar dhe ndërtuar zgjidhje bashkëkohore, bazuar në platformat fleksibël që kemi krijuar.

Me në fokus të vecantë projektin e rradhës, Soft & Solution kërkon të zgjerojë stafin me një Asistent Jurist bashkëpunues, me vullnet për të marrë njohuri të reja.

 

Kualifikimet minimale

  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë, në Drejtësi;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të programeve kompjuterike/Paketa Microsoft Office;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe organizuese;
  • Të jenë të komunikueshëm, metodikë dhe të organizuar;
  • Ndershmëri dhe integritet;
  • Aftësi të mira organizative dhe pune në grup.

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

 

  • Ndjek proçedurat e prokurimit për kompaninë;
  • Harton kontrata dhe marrëveshje të ndryshme që lidh kompania me klientët dhe punonjësit e saj;
  • Harton çdo akt tjetër të nevojshëm që i kërkohet nga shoqëria;
  • Arkivon dhe protokollon të gjithë dokumentacionin ligjor.