Soft & Solution

Soft & Solution Group kërkon të punësojë Part Time Front-End Web Development Instructor

 

Instruktor Part Time në profilin Front-End Web Development

Kush jemi ne

Soft & Solution Group është një kompani lider në Shqipëri, Turqi dhe Francë me një eksperiencë disavjeçare në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Telekomunikacionit, e cila ofron shërbime në fushën e teknologjisë së informacionit, zhvillon programe dhe aplikacione të të gjitha kategorive dhe profileve.

Portofoli ynë përfshin:

  • zhvillimi i programeve të dedikuara;
  • integrimi dhe implementimi i sistemeve;
  • mirëmbajtjen e sistemeve;
  • trajnime;
  • konsulenca

 

Ne jemi në kërkim të një individi me vetëbesim për t’iu bashkuar ekipit tonë si instruktor me kohë të pjesshme për profilin e  Front-End Web Development.

Aktualisht jemi në kërkim të zhvilluesve entuziastë të softuerit me përvojë në mësimdhënien e teorisë dhe aktiviteteve praktike që lidhen me programim kompjuterik.

Ne mirëpresim aplikime nga instruktorë me përvojë, por gjithashtu do të jemi të gatshëm të mbështesim ata profesionit që gëzojnë përvojë të rëndësishme në industri dhe kërkojnë të fillojnë një karrierë në arsim për të arritur një kualifikim në mësimdhënie nëpërmjet programit tonë.

Përgjegjësitë:

  • Udhëzoni studentët përmes zhvillimit të një projekti përfundimtar që do të nxjerr në pah aftësitë e tyre profesionale përpara menaxherëve të burimeve njerëzore;
  • Krijoni një komunitet dinamik dhe bashkëpunues në klasë;
  • Instruktorët do të duhet të angazhohen disa orë në javë për të përgatitur mësime dhe materiale, duke shfrytëzuar përmbajtjen ekzistuese të kurrikulës së Soft Academy;
  • Frymëzoni studentët që të ngulmojnë në sfidat e të mësuarit të një grupi të ri aftësish.

 

Aftësië e kërkuara

  • Diplomë Master në Inxhinieri Kompjuterike ose Shkenca Kompjuterike ose ekuivalente.
  • Të keni njohuri në menaxhimin e projekteve si Agile ashtu edhe Water Fall Project Management, qasjet dhe njohja me mjetet e menaxhimit të projekteve.
  • Përbëjnë avantazh individët që gëzojnë përvojën e dizajnit UX;
  • Keni të paktën 5 vjet përvojë në Zhvillimin e Ueb-it në Front-end;
  • Ju jeni personi që kolegët tuaj i drejtohen natyrshëm kur përpiqen të kuptojnë diçka;
  • Kuptoni termat e mëposhtme: HTML/CSS (kuptim i fortë/ekspert) dhe JavaScript/jQuery.